Lajme Shqip Wednesday, 19 October 2011 14:16

Sarajevë – Anëtari mysliman i Presidencës së përbashkët të Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq e akuzoi liderin e serbëve të Bosnjës Milorad Dodik se shkakton konflikte të reja në BeH dhe se është përgjegjës për krizën më të rëndë, në të cilën gjendet vendi pas luftës.

“Zotëri Dodik, ju do të jeni përgjegjës para historisë, përderisa vjen deri te konflikti, ashtu siç ju provokoni me deklaratat tuaja”, thotë Izetbegoviq në letrën e hapur drejtuar presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës.

“Politika juaj në përjashtim e sjelli Bosnë e Hercegovinën deri te një ndër krizat më të rënda nga nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore të Dejtonit”, thekson udhëheqësi mysliman.

Reagimi i Izetbegoviqit ndaj Dodikit është njëra ndër deklaratat më të ashpra nga zgjidhja për anëtar në Presidencën e BeH-së në tetor të vitit 2010.

Pas hyrjes së funksionit në Presidencën e përbashkët të BeH-së Bakir Izetbegoviq, i cili konsiderohet për politikan i matur, bën thirrje në dialog me serbët e Bosnjës për dallim nga ish paraardhësi i tij Haris Silajxhik, i cili kishte qëndrime më radikale.

Reaksioni i Izetbegoviqit vjen tre ditë nga intervista e Dodik për Radion Evropa e Lirë, në të cilën ai Bosnja e Hercegovinën e quajtën “eksperiment” të bashkësisë ndërkombëtare. Sipas tij BeH-ja është vend, i krijuar jo sipas dëshirës së popullit, të cilët jetojnë në të, por sipas dëshirës së bashkësisë ndërkombëtare.