Lajme Shqip Wednesday, 19 October 2011 14:00

Turizmi malor në Shqipëri, vlerësohet si një nga resurset turistike më të mëdha të vendit, krahas bregdetit, duke tërhequr vizitorët vendas dhe të huaj.

Përmirësimi i infrastrukturës, sigurisë dhe investimet në këtë sektor janë rritur gjatë viteve të fundit, duke shtuar të ardhurat për banorët, operatorët turistikë dhe ekonominë e vendit. Eljona Hima, administratore e një agjencie turistike shprehet se gjatë këtij viti ka pasur një rritje të turistëve vendas për të vizituar këto zona.

Sipas Himës, zonat më të frekuentuara janë Thethi, Valbona, Lura dhe Kanionet e Osumit. Në tetë muajt e këtij viti, sipas statistikave zyrtare, Shqipëria është vizituar nga 2 milionë e 100 mijë turistë, 300 mijë më shumë se vitin e kaluar.

Por, ende sot e kësaj dite nga institucionet nuk publikohen shifra për të ardhurat nga turizmi.