Lajme Shqip Wednesday, 19 October 2011 10:43

Ankara – Më shumë se 20 ushtarë turq sot në mëngjes e humbën jetën në dy sulme në të njëjtën kohë nga grupet e ushtarëve kurdë ndaj pikave ushtarake në kufirin me Irakun.

Sipas televizionit turk NTV në sulme e humbën jetën 24 ushtarë.

Sulmet janë kryer nga disa grupe të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në Çukurxha dhe Juksekova, në qarkun Hakjari.