Lajme Shqip Wednesday, 19 October 2011 09:05

Washington – SHBA-ja do t’i ndajë 40 milionë dollarë Libisë për shkatërrimin e rezervave të armëve, deklaroi dje sekretarja amerikane e Shtetit, Hillaryi Clinton gjatë vizitës së saj në Tripoli.

“Do të vazhdojmë që të kemi kujdes në çështjet e sigurimit. Do të ndajmë mjete shtesë për t’i ndihmuar Libinë që t’i shkatërrojë rezervat e armëve të rrekishme. Do të bashkëpunojmë me Libinë në shkatërrimin e armëve kimike”, theksoi Klinton.

Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit deri para një kohe Libia ka pasur rreth 11 tonë iperit, 845 tonë substanca nga të cilat mund të bëhet armë kimike dhe rreth 400 raketa të vjetërsuara “Skad”.