Lajme Shqip Wednesday, 19 October 2011 08:03

Managua – Të paktën 162 viktima deri më tani janë konfirmuar në përmbytjet në Amerikën Qendrore, të cilat shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe shembje të urave, lajmëruan mediat lokale.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Salvador, Guatemalë, Nikaragua dhe Honduras.

Të goditur nga katastrofa janë rreth 700.000 persona. Më rëndë të goditura janë Guatemala dhe Salvadori.

“Intensiteti i reshjeve dhe numri i hapësirave të goditura po na përballin para një krize ndër më seriozet me të cilat jemi përballur”, deklaroi presidenti i Salvadorit Maurisio Funes.

Pritet që do të rritet numri i viktimave në motin e keq kur do të arrijnë raporte nga fshatrat e izoluara dhe në ditët e ardhshme autoritetet druajnë nga rrëshqitja e dheut, mungesa e ushqimit në qytetet e largëta, si dhe problemet shëndetësore për shkak të sëmundjeve të cilat lidhen me ujë të ndotur.