Lajme Shqip Tuesday, 18 October 2011 17:34

Shkup – Situata ka eskaluar pasi që fokusi në vend të organizimit të regjistrimit është vënë në zgjedhjet dhe luftën për pushtet te partitë, thotë zv/kryeministri i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi në intervistë për javoren Kapital, lidhur me hollësirat dhe shkaqet se pse Maqedonia në skenën botërore tregoi paaftësi të zbatojë opeacion statistikor.

Ai, në intervistë, shtoi se Qeveria dhe koalicioni në asnjë moment nuk kanë qenë të rrezikuar, se BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë tejkaluar edhe momente më të vështira.

Në pyetjen se prej çka ishte frika më e madhe, se koalicioni do të pëlcasë ose shtetin do ta dridhin tensione ndëretnike ose ndoshta të dyja, Xhaferi tha se kjo është pyetje shumë sensitive.

“Të mos mbrohem unë, por në krahasim me politikanët tjerë, mjaft thash për opinonin. Dhe për këtë shkak tani nuk dua të doktoroj me deklarata të tilla. Kur ka indikacione për ndonjë garë ndëretnike në tërë procesin, pritjet janë se do të krijohen tensione. Prej ku fillon kjo? Çdo ditë shumoheshin ato elemente dhe Qeveria gjithsesi se ka obligim, ose partitë të cilat i përbëjnë institucionet, të kenë kudjes dhe të ndërmarrin masa para se të jetë vonë, pas një apo dy jave. Në ato momente, ato nuk janë hapa afirmativë, por kjo është politika. Tani askush nuk do t’i arsyetojë. Opinioni me të drejtë mund të thotë: ‘E, ju nuk patë se kjo nuk shkon, se aspak nuk është në rregull? Ju i keni mekanizmat që ta ndalni këtë, pse nuk e bëtë?”, thotë Xhaferi në intervistë.