Lajme Shqip Tuesday, 18 October 2011 14:45

Kajro (PLOTËSUAR 15:21)- Ushtari i liruar izraelit Gilad Shalit deklaroi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpreson se shkëmbimi me qindra të burgosur palestinezë do të sjell deri te paqja midis të dy popujve.

Në deklaratën e parë për mediat Shalit theksoi se është shumë i gëzuar, që do të kthehet te familja e tij.

Ai i pyetur nëse do të ngre fushatë për lirimin e më shumë se 4.000 ekstremistëve palestinez nga burgjet palestineze theksoi se po shpreson se ata “sërish nuk do të luftojnë kundër Izraelit”.

“Shpresoj se marrëveshja do të sjell deri në paqe midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe do ta ndihmojë bashkëpunimin midis të dyja palëve”, theksoi Shalit.

Në pyetjen se si ka mbijetuar në robëri, Shalit është përgjigjur se shumë i ka munguar familja dhe miqtë.

****************************

Tel-Aviv (14:45) – Ushtari izraelit Gilad Shalit, i cili u mbajt  peng nga Hamasi më shumë se pesë vjet, i është dorëzuar Izraelit, kumtoi televizioni shtetëror izraelit dhe radioja izraelite.

Në zëvendësim për lirimin e Shalitit, që u kontraktua me lëvizjen islamike palestineze me ndërmjetësim të Egjiptit, Izraeli sot duhet të lirojë 447 të burgosur palestinezë.

Më herët televizioni egjiptian i transmetoi sot xhirimet e para me Shalitin nga viti 2009. Në veshje civile, ai dukej shumë i dobët dhe i zbehtë, por në gjendje të mirë shëndetësore.

Pesëqind e pesëdhjetë palestinezët tjerë duhet të lirohen më vonë këtë vit.

“Kryerja e marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve zhvillohet sipas planit”, deklaroi kryeministri Benjamin Netanjahu.

Izraeli u dakordua që të lirojë 1.027 palestinezë, midis të cilëve ka 27 gra, në dy faza në zëvendësim për Shalidin, i cili është zënë peng para më shumë se pesë vjetëve. Grupi i parë prej 477 të burgosurve, midis të cilëve ka 287 të dënuar me vdekje janë liruar në mëngjes, ndërsa 550 të tjerë për dy muaj.