Këngëtari i grupit “Maroon 5”, i dashuri i modeles ruse Anne Vyalitsyna dhe trajneri i spektaklit “The Voice” në Amerikë, ka pozuar nudo për kopertinën e revistës “Vogue” të Rusisë, për numrin e muajit nëntor.
Adam Levine ka pozuar nudo me të dashurën e tij aktuale, modelen ruse Anne Vyalitsyna. Kjo nuk është hera e parë që ata bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Anne është paraqitur edhe në klipet e këngëve të grupit Maroon 5, “Misery” dhe “Never Going to Leave This Bed”.
Kopertina e Vogue nuk është hera e parë që Levine del nudo. Ai pozoi nudo edhe në një poster për ndërgjegjësimin ndaj kancerit, në fillim të këtij viti.
Maroon 5 është zgjedhur për të performuar në spektaklin e modës të organizuar nga Victoria’s Secret në muajin nëntor, së bashku me Kanye West. (LajmeShqip.com)




Tuesday, 18 October 2011 14:54