Tiranë (PLOTËSUAR 14:01) – “Opozita e bashkuar” ka gati platformën e saj për reformën zgjedhore e cila do t`i paraqitet së shpejti mazhorancës tashmë pritet që topi të kalojë në fushën e shumicës parlamentare.
Pas përfundimit të tryezës së opozitës së bashkuar, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi u shpreh se opozita do të paraqesë platformën për konceptin e reformës zgjedhore si garancinë politike e administrative, garancinë infrastrukturore, rregullime në Kodin Zgjedhor dhe përmirësime në sistemin zgjedhor.
Gjinushi deklaroi gjatë prononcimit për mediat pas përfundimit të takimit se “Shkaku kryesor i vjedhjes së votës është mungesa e vullnetit politike për zgjedhje dhe keqpërdorimi i institucioneve të pavarura.Duhet të krijohet klimë politike që vota të shkojë tek i zoti dhe që Shqipëria të mos jetë e fundit në rajon për arritjen e standardeve zgjedhore”.
****************************
Tiranë (13:33) – Partitë e opozitës janë mbledhur mesditën e së martës për të diskutuar për reformën zgjedhore dhe situa
tën politike në vend.
Në takim marrin pjesë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kryetari i PSV ’91, Petro Koçi dhe politikani Preç Zogaj.
Ndërkohë, në takim mungojnë kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Tuesday, 18 October 2011 14:01