Gjirokastër – Brenda muajit nëntor në qytetin e Gjirokastrës pritet hapja e Konsullatës italiane dhe në këtë qy
tet.
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar të hënën në qytetin e gurtë, në kuadrin e “Javës së XI -të të Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Botë”, si dhe 150- vjetorit të Bashkimit të Italisë, konsulli italian në Vlorë, Sexhio Strozzi, u shpreh se brenda nëntorit do të hapet në këtë qytet konsullata italiane.
Ndërkohë që në aktivitetet e zhvilluara me këtë rast në qytetin jugor të vendit, në ekspozitat, konferencat, projeksionet e filmave apo edhe shfaqje të tjera kulturore në shkollat e Gjirokastrës, në qendër ka qenë promovimi i gjuhës dhe kulturës italiane.
Java e kulturës italiane nisi me inaugurimin qendrës së gjuhës dhe kulturës italiane pranë Universitetit “E. Çabej” në Gjirokastër, ku konsulli italian u ndal edhe në projektin dy gjuhësh italisht- shqip, i cili po zbatohet në disa shkolla 9- vjeçare të qytetit.
Ky projekt, tha Strozzi, do të hapë horizonte për fëmijët e qytetit. Ndërkaq, pranë gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër u bë përurimi i ekspozitës “Protagonistet e Italisë së Bashkuar”.
Tuesday, 18 October 2011 09:45