Tiranë – Deputeti aktual i Shqipërisë, socialisti Arben Malaj, pas një serie takimesh, të cilat i ka organizuar në disa pjesë të
vendit, e filloi “rekrutimin për subjekt të ri politik”.
Siç shkruan gazeta “Panorama” mbështetje në iniciativën e tij ka nga ish-lideri socialist Fatos Nano, me të cilin janë takuar në darkë.
Edhe pse zyrtarisht nuk ka deklarata të tyre se për çka kanë biseduar, dihet se kryesisht kanë biseduar rreth formimit të partisë së re politike.
Malaj paraprakisht deklaroi se është e mundur të marr një hap të tillë.
Paralajmërim për formim të partisë së re politike që më parë ka edhe nga ana e Nanos, i cili pas 15 vitesh në krye të partisë dha dorëheqje në verën e vitit 2005 kur socialistët pas sundimit tetë vjeçar humbën në zgjedhjet parlamentare. Pastaj katër vite ishte deputet, pas çka u torhoq nga skena politike. Me liderin aktual të socialistëve Edi Rama, nuk komunikon fare. Nano nuk i fsheh ambicjet që vitin e ardhshëm të bëhet shef i shtetit, në çka shpreson në mbështetjen e demokratëve qeveritar të Sali Berishës.
Tuesday, 18 October 2011 08:01