Lajme Shqip Tuesday, 18 October 2011 07:32

Tel-Aviv – Izraeli dhe Hamasi palestinez e filluan shkëmbimin e grupit të parë të të burgosurve palestinezë në këmbim për ushtarin e rrëmbyer izraelit Gilad Shalit.

Këmbimi zhvillohet në vendkalimin kufitar Rafa me Egjiptin.

Izraeli u dakordua të lirojë 1.027 palestinezë, mes të cilëve ka 27 gra, në dy faza në këmbim të Shalidit, i cili u rrëmbye para më shumë se pesë vjetëve. Grupi i parë prej 477 të burgosurve, mes të cilëve ka 287 të dënuar me vdekje janë liruar paradite, ndërsa 550 të tjerët për dy muaj.