Lajme Shqip Monday, 17 October 2011 20:05

Madrid – Organizata spearatiste baske ETA vendosi që definitivisht të ndërpresë me dhunën, ndërsa vendimin zyrtarisht duhet ta publikojë këtë javë, njoftoi një përfaqësues i lartë i partisë.

Në qoftë se ky vendim konfirmohet dhe në qoftë se e pranojnë autoritetet spanjolle, do të vijë deri në përfundim historik të sulmeve  dhe përleshjeve të armatosura dyzetvjeçare në luftën e ETA-s për pavarësim të Baskisë, në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës.

ETA veçmë bëri hap të rëndësishëm kur në janar të këtij viti shpalli ndërprerje njëpalëshe të zjarrit, por qeveria spanjolle kërkoi që ky grup ilegal ta dorëzojë armën dhe të shpërbëhet.

“ETA do të kumtojë se kësaj here ndërprerja e zjarrit do të jetë definitive dhe e pakthyeshme. Vendimi përfundimtar është miratuar. Kjo do të ndodh veçmë gjatë javës”, tha një funksionar i partisë nacionaliste baske PNV.

Në margjinat e konferencës në San Sebastian ai tha se takimi është “vendi ku duhet të ndërmerren hapa drejt vendimit përfundimtar”, por në qoftë se ETA e dorëzon armën, ajo nuk do të shpërndahet.

Konferenca njëditëshe në San Sebastian, në të cilën nuk morën pjesë as përfaqësues së autoriteteve spanjolle, as të ETA-s, e kryesoi sekretari i dikurshëm i përgjithshëm i KB-së Kofi Anan.

Takimi është organizuar për shkak të insistimit të dhunës, në të cilën deri tani jetën e kanë humbur 830 persona, përfundimisht të vijë drejt fundit.