Washington – Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton deklaroi sot se pas skadimit të mandatit të parë të presidentit Barack Obama, ajo do t’i kthehet jetës private, duke theksuar se “është koha që të
tjerë të paraqiten” në skenën politike.
Në intervistën për NBC ajo tha se nuk planifikon të qëndrojë në Qeveri pas zgjedhjeve të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm dhe nuk do të kandidohet sërish për president të SHBA-së.
Ajo shtoi se njerëzit duhet “të presin dhe të shohin” se me çka do të merret pas tërheqjes nga politika. Prioritete të saj janë shkrimi dhe mbajtja e ligjëratave.
Sipas saj, SHBA-ja nuk guxon të heq dorë nga lidershipi në botë, për shkak të problemeve të mundshme në të ardhmen.
Monday, 17 October 2011 19:46