Lajme Shqip Monday, 17 October 2011 15:47

Itali – Ishte përfolur aq shumë për një kasetë seksi hard që tregonte Belen Rodriguez së bashku me të dashurin e hershëm të saj argjentinas, dhe duket se tashmë gjurmët kanë dalë. Prej disa ditësh ka filluar qarkullimi i këtij klipi në internet, të cilin Belen aq shumë është munduar ta shkatërrojë.

Videoja që zgjatë 22 minuta, nuk i lë asgjë imagjinatës dhe showgirl-i argjentinas, që është e dashura e Fabrizio Coronës, ka tronditur një Itali të tërë. Sipas Gossipblog, Fabrizio Corona ka komentuar i revoltuar:

“Belen është ndjerë e dhunuar. Në ato kohë ajo ishte minorene dhe kjo çfarë ka ndodhur është shumë e rëndë. Kjo histori nuk do të përfundojë me kaq! Belen është ndjerë e përdhunuar në intimitetin e saj. Ato imazhe janë të dy të rinjve që bëjnë dashuri dhe nuk është një video porno!”

Kjo përgjigje e Fabrizios verifikon që, vajza në video me Tobias Blanco, është Belen e vërtetë dhe jo sozia e saj. Ndërkohë Belen ka hedhur Tobias në gjyq, i cili pretendon se nuk është autori i publikimit të këtij klipi në internet. (LajmeShqip.com)