Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar gjatë mbledhjes së grupit kuvendo të kësaj partie që të kërkohet përjashtimi i kryeministrit Berisha nga Kuvendi për 15 ditë për sjellje të pahijshme.
Në kërkesën drejtuar kryetares së kuvendit Jozefina Topalli nga deputetët socialistë, shkuhet se “Në seancën e datës 13 Tetor 2011, deputeti Sali Berisha, në mënyre të përsëritur gjatë fjalës së tij, përdori ndaj deputeteve të opozitës fjalë fyese dhe kërcënuese, duke shkelur jo vetëm çdo rregull etik dhe moral, por njëkohësisht dhe përcaktimet e Rregullores së Kuvendit sa i përket rregullit dhe sjelljes së deputetëve në Kuvend gjatë seancave plenare”.
Deputeti Sali Berisha është drejtuar me fjalë fyese ndaj deputetëve të opozitës duke mos kursyer as kërcënimet ndaj deputetit Saimri Tahiri të cilit iu drejtua me shprehjen “Do të ta bëj fytyrën më të zezë se këpucën”.
Sipas deputetëve socialistë “Për më tepër, kjo shprehje dhe ky fjalor, është sjellje e përsëritur e të njëjtit deputet, edhe pse nuk është ndëshkuar kurrë siç parashikon Rregullorja e Kuvendit”.
“Për këto arsye”- shpreheh deputetët socialistë “Duke besuar se sjellja dhe fjalori i përdorur nga deputeti Sali Berisha nuk përputhet kërkund me frymën e dialogut politik konstruktiv në sallën e parlamentit, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Byrosë së Kuvendit për të marrë masën disiplinore të ndalimit 15 ditë të pjesemarrjes në seance plenare ndaj deputetit Sali Berisha si dhe me sanksionin financiar të mbajtjes së pagës për aq ditë sa zgjat masa disiplinore”.
Monday, 17 October 2011 15:08