Lajme Shqip Monday, 17 October 2011 13:37

Prishtinë – Sipas Raportit të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë rreth 45% e banorëve jetojnë nën kufirin e varfërisë dhe rreth 18% në varfëri të skajshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara, sot në hapjen e Javës për Zhdukjen e Varfërisë, shkalla e papunësisë te femrat është 55%, ndërsa te meshkujt është 39%.

“Java për Zhdukjen e Varfërisë 2011 vjen në kohën kur njerëzit, që jetojnë në varfëri janë edhe më të pasigurt rreth mundësive të punësimit, stabilitetit, kushteve të punës, mundësive për trajnim dhe disponueshmërisë së mbrojtjes sociale”, thekson raporti.

Bëhet e ditur se varfëria është në nivel më të lartë në mesin e atyre që jetojnë në familje të mëdha, veçanërisht në ato familje, që kanë numër të madh të të papunëve dhe ata që kanë nivel më të ulët të shkollimit.