Lajme Shqip Monday, 17 October 2011 12:08

Një grevë e paparalajmëruar e doganierëve grekë paralizon punën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Paraditen e të hënës është   bllokuar në mënyrë të papritur puna në Kakavijë, ndërsa që në Kapshticë nisja e grevës ishte njoftuar më herët.

Sipas të dhënave të autoriteteve doganore, greva në Kapshticë do të zgjasë 4 ditë.

Nisja e grevës i ka gjetur të papërgatitur udhëtarët që sot kishin zgjedhur të kalonin kufirin.

Në pikat kufitare, për shkak të grevës, është njoftuar se do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve dhe nuk do të bëhet asnjë përpunim automjetesh ose autobusësh me udhëtarë.