Tiranë – Në Gjykatën e Tiranës nisi sot seanca për çështjen “Gërdeci” me 29 të pandehur, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-funksionarë të lartë të ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në seancë, gjykata i ka dhënë të drejtën prokurorisë për të shpallur konkluzionet përfundimtare (pretencën) për të pandehurit e këtij procesi.
Të pandehurit e procesit akuzohen si përgjegjes për shpërthimin e ndodhur më 15 mars 2008 në fshatin Gërdec të Tiranës, në ish-fabrikën e demontimit të municioneve luftarake me pasojë vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve .
Seanca është në zhvillim e sipër në Gjykatën e Tiranës.
Monday, 17 October 2011 11:59