Lajme Shqip Monday, 17 October 2011 08:43

Tripoli – Forcat e Këshillit kalimtar kombëtar (KKK) mbrëmë hynë në qytetin Bani Valid dhe e ngritën flamurin e ri libian në qendër të qytetit.

“Arritëm deri te qendra e Bani Validit, ku e ngritëm flamurin”, deklaroi koloneli Abdulla Naker, shef i Këshillit revolucionar në Tripoli.

Ai theksoi se edhe krahas përparimit të forcave të tyre akoma ka rezistencë të madhe nga ana e ithtarëve të liderit të rrëzuar Moamer Gadafi.

Vani Valid dhe Sirt janë bastionet e fundit të regjimit të rrëzuar.