Pekin – Kina u bë partneri më i madh tregtar në Bashkimin Evropian, duke e tejkaluar SHBA-në, publikoi sot në kumt
esën zyrtare Ministria kineze e Tregtisë.
Qarkullimi tregtar midis Kinës dhe Bashkimit Evropian, sipas të dhënave për muajin korrik të këtij viti, arrin 49,4 miliardë dollarë amerikanë, theksohet në kumtesë. “Në muajin korrik qarkullimi tregtar midis Kinës dhe BE-së e tejkalon treguesin e njëjtë për BE-në dhe SHBA-në për 1.09 miliardë dollarë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë kineze.
Ministria e Tregtisë së Kinës, i shfrytëzon të dhënat e shërbimit statistikor evropian Eurostat, duke theksuar se Kina e ka marrë vendin e dytë pas vëllimit të eksportit të BE-së ndaj vendeve tjera. Në muajin korrik eksporti i BE-së për Kinën arriti 11,7 miliardë dollarë, që është për 12,3 për qind mbi nivelin e vitit të kaluar.
Importi i mallrave në BE nga Kina arrin 23,8 miliardë dollarë ose 6,2 për qind më pak se niveli i sivjetmë. Kina megjithatë mbetet lider sipas importit në Bashkimin Evropian.
Sunday, 16 October 2011 18:25