Gollobordë- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka kryer një vizitë të papritur në fshatin e brezit kufitar Gollobordë në kohën kur në vendin tonë është duke u realizuar regjistrimi i popullsisë.
Maqedonia do të bëj çmos për të përmirësuar kushtet e jetesës së maqedonasve etnik në Shqipëri. Këtë deklaratë ka bërë kreu i shtetit maqedonas gjatë vizitës së tij në zonën kufitare.
“Maqedonia do të bëj çmos për të përmirësuar kushtet e jetesës së maqedonasve etnik në Shqipëri”.- theksoi Gruevski.
Gruevski i premtoi banorëve të zonës se gjatë vizitës së paralajmëruar të kryeministrit shqiptar Sali Berisha në Shkup, do të kërkojë vëmendje dhe kujdes më madh për banorët e kësaj zone kufitare.
“Ne do të përkushtohemi për tu përkujdesur për ta në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Ata janë qytetarë lojal të Shqipërisë dhe ashtu duhet të jetë, por njëkohësisht ata si maqedonas etnik kultivojnë traditën, kulturën, gjuhën dhe lidhjet me Maqedoninë”,
theksoi Gruevski.
Fshati i brezit kufitar Gollobërdë, vijon të jetë një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone.
Gjatë vizitës së tij kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte mësohet se nuk knë ndaluar në Tiranë.
Sunday, 16 October 2011 17:16