Lajme Shqip Sunday, 16 October 2011 11:02

Të premten, Hilary Duff në programin e “The Ellen DeGeneres Show“ ka dhënë lajmin se fëmija i saj i parë do të jetë djalë.

“Nuk ja kam thënë ende askujt. Doja ta tregoja këtu për herë të parë. Do të jetë një djalë… Gjatë gjithë kohës kisha parandjenjën se do të ishte djalë!” ka thënë ajo gjatë spektaklit.

Hilary e cila prej  një viti është e martuar me lojtarin e NHL-së Mike Comrie, tregon se kur mësoi që kishte mbetur shtatzënë nuk i besohej…

“Nuk na besohej! Aq sa Mike ishte pak skeptik, pasi deri atëherë ne çdo muaj mbas martesës kemi dyshuar për diçka të tillë. Dhe kur realisht ndodhi, nuk na besohej më! Më kujtohet që kur shkova t’i tregoja Mike-ut testin që kishte dalë pozitiv, ai po bënte dush, dhe kur u siguruam që testi vazhdonte të ishte pozitiv edhe pas 10 minutash, atëherë filluam të qanim nga gëzimi!” (LajmeShqip.com)