Lajme Shqip Sunday, 16 October 2011 09:00
Lajme Shqip Sunday, 16 October 2011 09:00

Lourdes Leon mund të quhet Madonna Junior.

Të premten vajza e Madonnës ka mbushur plot 15 vjet. Stilistja adoleshente, e cila ka bashkëpunuar me nënën e saj për linjën e veshjeve Material Girl, që tani ka treguar një tendencë mjaft të mirë të stilit.

Duke i lyer buzët me të kuqe, veshur me triko pas trupi apo xhaketë lëkure, Lourdes vazhdimisht ndjek hapat e portretit të nënës së saj. Përpara një viti, Madonna është shprehur për mediat amerikane:

“Vajza ime frymëzohet nga fëmijët që sheh në kurset e hip-hopit dhe të baletit, si dhe nga influenca evropiane, pasi e dëgjon shumë muzikën e tyre. Ju mund të thoni që është diçka gjenetike, pasi unë asnjëherë nuk i them asaj se çfarë të veshë! Ajo vjen gjithnjë kur unë pozoj për fotografë apo gjatë ndonjë xhirimi, zgjedhim veshjet bashkë dhe jep kontributin e saj tek stilistët e mi Marc Jacobs dhe Stella McCartney. Ata gjithnjë e marrin opinionin e saj.”

Dhe si për ironi të fatit, pikërisht Madonna që në moshën e saj të adoleshencës ka qenë një hipi, sot ajo thotë për vajzën e saj “Do të kisha dashur vetëm që Lourdes të vishej më konservative!”. (LajmeShqip.com)