34 vjeçari, këngëtari i grupit Cold Play ndihet me fat që është martuar me aktoren Gwyneth Paltrow dhe jo vetëm për faktin se dashuria me të është e vetmja romancë që ka patur në jetë.
Në një intervistë në CBS Sunday Morning, Chris Martin është pyetur është pyetur nëse ishte e vërtetë që ai në jetën e tij ka patur vetëm një dashuri të madhe.
“Po, është e vërtetë,” është shprehur lideri i ColdPlay. “Dhe për hir të së vërtetës kam qënë me fat të dashurohem me një fituese të Oskarit; nuk është diçka që ndodh shpesh! Është një fitore e madhe, njësoj sikur të kesh fituar ndonjë llotari.”

Martin dhe Paltrow janë martuar në vitin 2003 dhe kanë dy fëmijë, Moses 5 vje dhe Apple 7 vjeç. I pyetur se si ka ndryshuar jeta e tij pas martese, ai ka thënë:
“Më ka bërë që të jem më i fokusuar në familje. Të bën të kesh një qëllim të madh dhe më pëlqen kjo gjë. Vetëm idea që duhet të punoj shumë për t’i siguruar jetesë të mirë fëmijëve, më bën të ndihem mirë.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 15 October 2011 09:18