Prishtinë – Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për vazhdimin e masave preferenciale tregtare për Kosovën, me efekt retroaktiv prej janarit të këtij viti. Këtë e bëri të ditur ministrja kosovare e Tregtisë e Industrisë Mimoza Kusari-Lila, e cila theksoi se në raportin e Progresit, ësh
të vlerësuar negativisht fusha e mbrojtjes së konsumatorit.
Parlamenti Europian ditë më parë miratoi rezolutën për masat preferenciale me Kosovën, ndërsa funksionalizimi pritet të bëhet brenda disa javëve, pas zyrtarizmit në Këshillin e Ministrave të BE-së, njoftoi ministrja Kusari-Lila.
Kompanitë kosovare që kanë paguar taksë doganore gjatë eksportit në BE, me këtë masë do të mund t’i rimbursojnë mjetet, tha më tej Lila.
Ministrja kosovare foli edhe për Raportin e Progresit, ku ministria që ajo e drejton është vlerësuar në 10 fusha, por fusha më e dobët ka qenë ajo e mbrojtjes së konsumatorëve.
Kusari-Lila potencoi nevojën e angazhimit të mëtejmë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, strategji e cila ekziston por duhet më aktivisht të funksionalizohet. (LajmeShqip.com)
Friday, 14 October 2011 16:15