Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 21:11

Kiev – Kundër ish-kryeministres ukrainase, tani lidere e partisë opozitare “Atdheu”, Julija Timoshenko, Drejtoria kryesore hetuese e Shërbimit për suguri dje ngriti akuzë të re për shkak të transferimit të borxheve të korporatës Sisteme  të bashkuara energjetike (SBE) në buxhetin ukrainas.

Shefi i kësaj Drejtorie, Ivan Derevjanko theksoi se padi penale është ngritur njëkohësisht edhe kundër kryetarit të dikurshëm të qeverisë ukrainase Pavlle Llazarenko.

Sipas Derevjankos, Timoshenko si kryeministre dhe pronare aktuale e SBE-së, pas marrëveshjes paraprake me Llazarenkon, ka shpenzuar mjete nga buxheti shtetëror.

Timoshenko, të cilën para dy ditëve gjykata rajonale në Kiev e dënoi në shtatë vjet burg për shkak të marrëveshjeve për gaz me Rusinë nga viti 2009, ngarkohet se borxhin e SBE-së ndaj Ministrisë ruse të Mbrojtjes prej 405 milionë dollarë e ka “marrë” nga buxheti shtetëror. Ajo nga viti 1990 ka qenë në krye të kësaj korporate, e cila është marrë me tregti me gaz, ndërsa ngjarjet nga akuzat janë prej vitit 1996.

Mediat përkujtojnë se në Rusi kjo vepër penale është hedhur poshtë para disa viteve për shkak të vjetërsisë, ndërsa Derevjanko thotë se Timoshenkos i kanoset dënim prej shtatë deri 12 vjet burg për shkak të veprës së re penale.

Sipas Derevjankos, baza kryesore për ngritje të veprës së re penale ka qenë letra e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ku kërkohej kthimi i borxhit mbi bazë të moskryerjes së obligimeve sipas marrëveshjes së lidhur për dërgesë.