Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 17:45

Shtip – Kryetari i komunës së Shtipit, Zoran Aleksov sot u takua me 25 prefektë nga Shqipëria, të cilët dëshirojnë të njoftohen me procesin e decentralizimit.

Prefekti i Elbasanit, Eugen Isai, deklaroi se dëshirojnë t’i dëgjojnë përvojat e komunës së Shtipirt për mënyrën e apliokimit për projekte, të dedikuara për zhvillim të barabartë në kuadër të fondeve për bashkëpunim tejkufitar në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi në fazë të fillimit të projekteve dhe përvoja juaj është shumë e rëndësishme për krijimin e mëtutjeshëm të strategjisë sonë”, shtoui Isai.

Kryetari Aleksov theksoi se edukimi nuk duhet të zhvillohet në një drejtim, por, siç tha, nevojitet thellim i bashkëpunimit në pjesën e ekonomisë dhe infrastrukturës, si segmente kryesore për zhvillimin e ekonomisë.

“Edhe pse Maqedonia dhe Shqipëria deri më tani në këtë plan nuk kanë pasur bashkëpunim, megjithatë mendoj se është koha si fqinj të parë të shkëmbejmë përvoja”. tha Aleksov.

Sipas prefektëve shqiptarë, në komunat e tyre kundër pakicës maqedonase nuk zbatohet politikë diskriminuese në pjesën e prononcimit në regjistrim.

Vizita e 25 prefektëve në komunën e Shtipit është në kuadër të bashkëpunimit mes qendrave për zhvillim të rajoneve me plan mes dy vendeve.