Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 15:15

Tiranë – Kuvendi shtyu sërish të enjen votimin e projektligjeve, miratimi i të cilave kërkon 3/5 e votave të anëtarëve të parlamentit dhe për të cilat opozita refuzon të japë votën.

Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku njoftoi deputetët për shtyrjen sërish të votimit të këtyre pr/ligjeve duke deklaruar se kjo ndodh për mungesë të dakortësisë mes maxhorancës dhe opozitës, ashtu si ka ndodhur dhe në seancat parardhëse.

Ndërkohë që shumicë votash Kuvendi miratoi pr/ligjin “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, si dhe disa ndryshime në ligjin “Për profesionet e rregulluara”.

Progres raporti i KE-së për Shqipërinë, ishte në qendër të debateve gjatë seancës së sotme ku përfaqësues të të dyja palëve fajësuan njëra-tjetrën për refuzimin e statusit të kandidatit në BE nga ana Komisionit Europian.