Lajmi se fëmija i tij i tretë do të jetë djalë, e ka gëzuar pa masë.
Çifti hollivudian Jennifer Garner dhe Ben Affleck presin të bëhen me djalë.
Garner 39 vjeçare tashmë është shtatzënë për herë të tretë, duke i bërë vajzat e saj Violet 5 dhe Seraphina 2 me një vëlla. Ben Affleck thuhet se është shumë i gëzuar për pjesëtarin e ri mashkull që do të hyj në familjen e tij. Një mik i tij ka treguar për revistën “Life & Style” se ai mezi pret që të luajë bejsboll dhe keç me djalin e tij.
Ndërsa Garner duket se është pak e stresuar nga kjo hyrje e re gjinore, pasi i duket sikur nuk do të dijë si të sillet me një djalë, duke qenë se deri tani me vajzat e saj çdo gjë ka qenë instiktive. (LajmeShqip.com)
Thursday, 13 October 2011 15:00 