Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 14:55

Tripoli – Nga Libia arrijnë raporte të kundërta për gjoja arrestimin e Motasimit, djal i liderit të mposhtur libian Moamer Gdafi, pasi disa zyrtarë e konfirmuan këtë arrestim, ndërsa të tjerët e demantojnë.

Komandanti i lartë ushtarak i forcave të Këshillit kalimtar kombëtar në Sirt, Vesam Bin Hamod, sot e hodhi poshtë gjoja arrestimin e Motasimit, duke pohuar se djali i Gadafit edhe më tej është në arrati.

“Nuk është e vërtetë se Motasim është arrestuar”, tha Bin Hamid gjeneral i Brigadës së martirëve për Libi të liruar,  një nga njësitë e regjimit të ri libian që lufton në vendlindjen e Gadafit.

“Por,  disa pengjë të cilët i kapëm thonë se Gadaf personalisht gjendet në Sirt”, shtoi ai.

Paraprakisht shefi i  Këshillit revolucionar në Tripoli, koloneli Abdulah Naker tha se Motasim dje është kapur derisa me familjen është përpjekur të arratiset nga Sirti me automobil.