Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 12:48

Megjithëse martesa e saj prehet nën ujra të turbullta, ajo ka buzëqeshur përpara kamerës.

Teksa ditët kalojnë dhe gjithnjë e më shumë del ndonjë fakt sheshit mbi tradhtitë e bashkëshortit të saj Ashton Kutcher, për Demi Moore gjërat përkeqësohen. Shpresa për të falur duket se po venitet.

Por të paktën aktorja ka rezervuar një buzëqeshje për fotografitë e fushatës së Ann Taylor Holiday 2011. 48 vjeçarja ka pozuar e buzëqeshur dhe e qetë, nën një sfond nordik, përballë fotografit të famshëm Norman Jean Roy.
Kjo është hera e dytë që Demi ka marrë pjesë në këtë fushatë veshjesh. Fotografitë e saj do të dalin në revistën e muajit dhjetor dhe duket se ajo ka dëshirë ta vazhdoj këtë partneritet.


“Ka qenë një kënaqësi e vërtetë të bashkëpunoja me Ann Taylor. Entuziazmi dhe energjia që fshihen pas këtij portreti të mrekullueshëm është një eksperiencë e veçantë dhe mjaft kreative. Stili i Ann Taylor është shumë elegant dhe unë personalisht i pëlqej shumë koleksionet që ajo mbledh për pushimet festive,” ka thënë Demi.

Nuk dihet se ku është kryer seti fotografik, por dihet që kjo gjë duhet ta ketë relaksuar shumë pas këtyre ditëve të vështira. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja palëve për të shpëtuar martesën, Ashton tashmë e ka të sigurt se mbas bërjes publike të fakteve nga ish partnerja e tij e seksit Sara Leal, Demi do të paraqesë shkresat e saj për divorc. Sipas burimeve të tabloidit Radar Online thuhet:


“Ashton ja pati rrëfyer Demit historinë menjëherë pasi ndodhi dhe për të nuk ishte surprizë ajo çfarë dëgjoi nga mediet. Sigurisht që Demi ishte e shkatërruar nga kjo ngjarje, por aspak e habitur për faktin që ata nuk e festuan bashkë përvjetorin e gjashtë të martesës. Ata kanë patur probleme në martesë për një kohë të gjatë. Për momentin Demi po këshillohet me avokatë për divorc. Por Ashton nuk pranon që t’i firmosë dokumentet, duke shpresuar që mund t’i ndërrojë mëndje.”


Ashton po i lutet Demit për kthim mbrapa, por mbas deklaratës së Sarës, nuk ka më asgjë që ta ndal Demin! Sipas Radar Online, çifti po jeton ende bashkë nën një çati dhe se Demi po ngushëllohet nga fëmijët e saj Rumour 23 vjeçe, Scout 20 vjeç dhe Tallulah 17 vjeç. (LajmeShqip.com)