Prishtinë – Gazeta e përditshme kosovare Koha Ditore, ka raportuar sot se Prokuroria Speciale e Kosovës pritet që brenda pak javësh të ngrejë një aktakuzë të dytë kundër deputetit Fatmir Limaj.
Burime nga kjo prokurori kanë thënë gazetës se cikli i hetimeve tashmë është në përfundim dhe se janë siguruar prova për ngritje të aktakuzës që kanë të bëjnë me punën e tij si ministër në Qeverinë e Kosovës për tre vjet rresht.
“Kemi siguruar prova të mjaftueshme për aktakuzë”, ka thënë një burim në kushte anonimiteti, ka bërë të ditur e përditshmja kosovare.
Ndryshe, dje deputeti dhe Nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj, u paraqit për herën e radhës në Prokurorinë e Kosovës për rastin Kleçka.
Thursday, 13 October 2011 11:41