Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 11:23

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vizitoi këtë të enjte në mëngjes shtëpinë e Dritëro Agollit, dhe e uroi shkrimtarin e njohur për 80 vjetorin.

Kryetari i Bashkisë i uroi ditëlindjen shkrimtarit, dhe vlerësoi Agollin për rolin e tij në letrat shqipe dhe në sferën publike në përgjithësi.

Basha tha se Dritëroi është një nga autorët e mëdhenj të letërsisë shqiptare dhe një figurë  e dashur publike, me vizion të kthjellët, të qëndrueshëm dhe të pandikuar nga interesat e castit.

Agolli vlerësoi urimet dhe praninë e kryebashkiakut në shtëpinë e tij, dhe e përgëzoi zotin Basha për punën e tij në ditët e para në krye të Bashkisë. Agolli tha se ka besim tek angazhimi i brezit të ri në politikë dhe në marrjen e përgjegjësive.

Shkrimtari i njohur, firmosi tre nga librat e tij me një dedikim të veçantë për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Basha.