Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 09:36

Los Angeles – Tetë të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një shkëmbimi zjarri në lagjet e Californisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ka ndodhur në një sallon bukurie. Autoritetet thonë se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve të armatosura. Për pasojë tetë persona kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar si pjesëmarrës në masakër. Atij iu sekuestrua një arsenal i tërë armësh, që mendohet se janë përdorur për krimin e rëndë.