Tiranë – Kryetari i PS-së, Edi Rama, pasi u njoh me Progres Raportin e KE-së për vendin tonë publikuar sot sëbashku me Strategjinë e Zgjerimit, e konsideron si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.
Zyra e shtypit e selisë rozë bëri të ditur se “kryetari Rama falënderon shërbimet e Komisionit Europian për analizën e kthjellët në këtë Raport, që është një vazhdimësi e detyrave të lëna për vendin tonë nga opinioni i vitit të kaluar”.
“Si drejtues i opozitës Edi Rama përfiton nga rasti për të rinënvizuar vullnetin e opozitës shqiptare për të ushtruar përgjegjësinë që i takon në jetësimin e axhendës shtetndërtuese dhe europianizuese të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën për mediat.
Wednesday, 12 October 2011 21:39