Lajme Shqip Wednesday, 12 October 2011 20:14

Tiranë – Kryeministri Berisha u shpreh sot pasi mori progres raportin e KE-së nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, se integrimi evropian mbetet një proces i një rëndësie themelore.

Pasi falënderoi taksapaguesit e vendeve të BE-së për ndihmën që i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë, Berisha siguroi se procesi integrimit evropian është prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare, i cili mund të arrihet nëpërmjet një sërë reformash, të cilat bëjnë që qytetarët shqiptarë të jetojnë më mirë dhe të jenë më të sigurtë. “Shqiptarët nuk do të mund ta gëzonin këtë koncept në një rrugë tjetër, përveç se integrimit në BE”, tha Berisha.

Sipas tij, “ky është një përcaktim i pandryshueshëm i yni ndaj këtij procesi, ashtu siç mbetem i binidur t’iu them se ky proces nuk mund të jetë tjetër përveç se kryekëput i bazuar në performancën e Shqipërisë”.

“Çdo sektor, çdo agjenci do ta shqyrtojë dhe do ta kthejë në plan pune këtë raport”, siguroi kreu i ekzekutivit.

Sipas tij, “për Shqipërinë, vendimi vjen negativ përsa i përket statusit, sepse një vit më parë KE ka renditur 12 kërkesa, që të gjitha të drejta, që të gjitha kërkesa dhe reforma që kërkojnë një afrim të mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Disa nga këto janë avancuar dhe kanë ndryshuar. Një pjesë kanë mbetur në vend numëro sepse kanë kërkuar një votim me 3/5”.

Sipas Berishës, është traditë fatkeqe që problemet t’i shohim tek të tjeret dhe jo tek vetja. “Kërkesat e KE-së janë të drejta, por zbatimin e tyre në Shqipëri duhet ta zgjidhin shqiptarët në mënyrë paqësore. S’mund të themi që s’ekziston përdorimi i votës në paralament për të bllokuar”, u shpreh Berisha, duke iu referuar mosvotimit të ligjeve që kërkojnë 3/5-ate votave, nga opozita.

“Jam i gatshëm të shohim pëpara. Që nesër ta votojmë reformën zgjedhore. Por opozita propozon një skemë qesharake. Të ulemi në tavolinë për konsensus, me ekspertë ndërkombëtar”, tha kryeministri.

Sipas tij, reforma zgjedhore është  e mundshme për tu zgjidhur. Po kërkohet që Shqipëria të ketë një kuadër të duhur ligjor, shumë e drejtë.

“Mbetem tërësisht i hapur për dialog. Nuk kalohen prioritetet e Kopenhagenit pa dialog, por dialogu kërkon dy palë, nuk e ka vetëm maxhoranca në dorë”, tha Berisha, i cili shtoi se natyrisht dialogu duhet të jetë me parime themelore, kushtetuese dhe demokratike.

“I garantoj qytetarët se pa dialog progresi i integrimit mund të largohet shumë më tepër dhe kjo s’është në interes të Shqipërisë”, tha Berisha.

Kryeministri theksoi se, “një opozitë dhe një njeri që ka vendosur interesin personal mbi atë të çdo shqiptari tjetër përbën një problem serioz. Mua më takon të jem i hapur për dialog”.

“Z. Rama humbi zgjedhjet me 140 mijë vota, humbi dhe personalisht dhe u tha qytetarëve që ne nuk do pengojmë integrimin, do votojmë çdo ligj për integrimin dhe heqim dorë nga kërkesa për ndryshime kushtetuese. Këto ishin premtimet publike të tij që u përsëritën dy javë rresht. Pastaj paraqiti 10 pika nga të cilat kërkesën për reformën zgjedhore. Dorëzoi një dokumet, e shqyrtuam, i kthyem pergjigje privatisht, siç e deshi. U pranua shumica dërrmuese e kërkesave, sigurisht jo të gjitha mund të pranoheshin. Propozimi që synonte përmbushjen e reformes, ishte të kemi OSBE-ODIHR në tavolinë, por kur PS ta shohë të arsyeshme mund t’i drejtohet Venecias. Kjo nuk dëshmonte vullnet për të arritur marrëveshje. Kjo s’mund të pranohet sot në 2011-ën. Nëse Rama kërkon propozimet t’i dërgohen Vencias dhe ODIHR-it dhe më pas t’i votjmë në parlament jam dakord”, tha Berisha.

“Pikë tjetër ku ramë dakord ishte rregullorja e parlamentit. Të marrim rregulloren e Parlamentit Evropian dhe nen për nen ta shqyrtojmë, nuk dëshironte opozita. Avokati i popullit, nuk dëshironte ta propozojë opozita. Për 7 pikat e tjera të mos biem dakord, por të bëjë z. Topi atë që i thotë z. Rama”, tha Berisha, por shtoi ai, “shumica është mbajtësja e sovranitetit dhe z. Rama e mori përgigjen e  shqiptarëve në 8 maj”.