Lajme Shqip Wednesday, 12 October 2011 16:28

New York – Tashmë dihet që Madoona është një grua që refuzon të duket, sillet apo edhe të vishet ashtu siç i shkon për shtat moshës së saj.

Prandaj nuk është aspak çudi që shfaqet me pantallona që dikur i vishte në rininë e saj.

Këngëtarja e “Material Girl” është fotografuar në New York me një palë pantallona xhins kauboj dhe xhaketë të zezë lëkure, të cilën nuk e ndan nga luku i saj i përditshëm.

 

Me këtë luk të ri ajo nuk ka hezituar që të ecë rrugëve të New York-ut. (LajmeShqip.com)