Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e ka kundërshtuar propozimin e opozitës për të ulur TVSH-në për produktet bazë të komnsumit pasi një veprim i tillë thotë shefi i qeverisë shqiptare do të varfëronte prodhuesit vendas.
“Ne nuk mund të lejojmë që të varfërojmë fermerin i cili jeton me prodhimet e veta. Ai duhet t’i shesë ato për të patur një fitim”,- është shprehur kryeminsitri Berisha.
Berisha u shpreh i bindur se nuk do merret asnjë vendim fiskal që prek interesat e 50% të prodhuesve vendas. “Revolucioni fiskal vijon, asnjë vendim që dëmton interesat e 50 % të shqiptarëve që janë prodhues nuk mund të pranohen nga kjo qeveri”,- nënvizoi Berisha.
Wednesday, 12 October 2011 12:45