Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 22:35

PLOTËSUAR 23:59 – Fotografi ekskluzive nga koncerti i X-zibit në Prishtinë. Koncerti tashmë ka nisur. Xzibit pritet të paraqitet në skenë pas orës 24:00. Ndërkohë, Policia tashmë ka shtuar numrin e trupave që do të kujdesen për sigurinë. Sipas burimeve të portalit, Policia është duke kontrolluar çdo person, sepse gjatë kontrollave të mëhershme janë gjetur doza të mariuhanës, gjë që ka nervozuar Policinë e Kosovës e cila po sillet ashpër me masën.

1. Në skenë shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Ardin Badivuku duke dhënë lajmin për bombë


2. Në fotografi shihen njerëz që janë duke pritur për të hyrë në sallë.

****************************

Prishtinë (PLOTËSUAR 23:35) –  Burimi i portalit njofton se pas kontrollimit të vendit nga Policia e Kosovës, është konstatuar se alarmi ishte i rrejshëm dhe ka lejuar vazhdimin e koncertit. Ndërkohë që nuk dihet nëse X-zibit do të kthehet për të vazhduar me argëtim…

****************************

Prishtinë – Reperi X-zibit ka mbledhur mbi dy mijë veta në sallën 1 tetori në Prishtinë por të gjithë janë nxjerrë jashtë pas një alarmi për bombë.

Burimi i Portalit LajmeShqip.com bënë të ditur se Artin Badivuku, pronar i Next Level, i uka kërkuar fansave të reperit Xzibit që ta lëshojnë sallën. Policia e Kosovës e ka siguruar hyrjen dhe nuk është duke lënë askënd të hyjnë brenda, derisa sigurimi i sallës është duke komunikuar vazhdimisht me Policinë e Kosovës me pretendimin se alarmi ishte i rrejshëm.

Në sallën 1 tetori aktualisht janë duke u bërë kërkimet për bombë nga policia. Çmimet e biletave për koncertin e reperit i njohur nga kosovarët për emisionin e tij “Pimp My Ride” janë 10 euro, ndërsa për zonën e VIP kanë kushtuar 15 euro. (LajmeShqip.com)