Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 16:37

Kili – Dje është organizuar festivali i Valparaios, ku kërcimtarët janë tjetërsuar për shkak të lukut të tyre.

Ky karnaval vjetor shfaq kërcimtarët e zhveshur nga gjoksi e lart nëpër rrugë, me qëllim që artistët të pikturojnë trupat e tyre të zhveshur dhe të bëjnë paradë nëpër qytet me ‘petkun’ e ri.

Kjo paradë vjetore që mbahet në rrugët e qytetit i kushtohet edukimit të lirë, tolerancës raciale dhe antidiskriminimit.

Shumë artistë të rinj shfrytëzojnë këtë rast për të promovuar punën e tyre artistike. (LajmeShqip.com)