Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 15:07

Tiranë – Kreu i Delegacionit Evropian në Shqipëri, Ambasadori, Ettore Sequi, theksoi se lançimi i revistës Eurospeak nga Lëvizja Europaine në Shqipëri (EMA) është një arritje e madhe, pasi, sipas tij, “procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është çështje e të gjithë shoqërisë shqiptare, prandaj qytetarët duhet të informohen në lidhje me të drejtat dhe përfitimet që do të kenë nga ky proces”.

Sipas Sequi, vetë “Eu Infocenter”, ku u zhvillua konferenca, është ndërtuar për këtë qëllim, sepse nëpërmjet kësaj qëndre delegacioni i  BE në Shqipëri ka për synim të rrisë perceptimin e shoqërisë ndaj çështjeve të integrimit. EMA ka qenë një bashkëpunëtor mjaft i mirë i Delegacionit të BE-së në periudhën kur Shqipëria arriti liberalizimin e vizave në zonën Shengeng.

Sipas ambasadorit Sequi, qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë është integrimi dhe çfarë është Bashkimi Europian për ta. “Për qytetarët është e rëndësishme të dinë se çfarë impakti do të ketë për ta integrimi, për jetën e tyre të përditshme”, u shpreh Sequi.

“BE në Shqipëri dëshiron që ju të jeni pjesë e të ardhmes tonë të përbashkët. Ju së bashku me ne duhet të ndajmë të njëjtën vision, të njëjta parime për të ardhmen. Të gjithë të kemi mundësinë të përgjigjemi pyetjes që në fakt nuk bëhet shpesh deqë e ngre çdo qytetar shqiptar. “Pse është integrimi në favorin tim?”, theksoi Sequi, ndërsa shtoi se së shpejti do të ndërmerret një fushatë ku do të jetë e përfshirë kjo pyetje.

“Integrimi është një çështje për të gjithë shoqërinë në të gjithë tërësinë e saj. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për reformat që duhet të ndërmerren. Qytetarët e informuar janë kyçi i suksesit të Shqipërisë për procesin e integrimit pasi qyteteraët janë atë që dotë bëjnë realizimin e politikave vetëm nëse i kuptojnë ato”, ka theksuar Sequi. Ai shtoi se së shpejti do të ndërmerret një fushatë ku do të jetë e përfshirë kjo pyetje.

“Pas çdo termi që ne përdorimi si Administrata Publike, Lufta kundër korrupsionit, apo Krimit të organizuar, qytetarët duhet të dinë se çfarë reformash konkretisht merren, sa të rëndësishme janë ato për të arritur përmirësimin e këtyre çështjeve dhe të jetës së tyre”, tha Sequi.

Sipas Sequit, vetëm qytetarët e mirë informuar kanë mundësis që t’i përdorin sturkturat demokratike për t’i shtyrë më tej për reformat që ata duan të shohin dhe që vendi të shkojë në drejtimin që duan ata, pra drejt Bashkimit Evropian.

Qytetarët e informuar jan ënëfakt kyci i suksesit tëBE-së, por në fakt dhe kyçi i integrimit të Shqipërisë në BE, pasi qytetarët janë ata qëd të nduihmojnë të formëzohen politkat por veetëm nëse e kuptojnë se ç’është integrimi dhe BE-ja.

Revista informative ‘Eurospeak” publikohet me mbështetjen eFondacionit gjerman, Friendrich Ebert Stiftung (FES), Drejtori i të cilit, Michael Ëeichert, u shpreh se “duke parë faktin që në Shqipëri shumica dërrmuese e qytetarëve janë pro integrimit, atëherë ia vlen të ngrejmë pyetjen përsë vazhdojmë të investojmë në ndërgjegjësimin për procesin e integrimit”.

“Por, theksoi ai, “eksperienca ka treguar se kur vendi i afrohet integrimit në BE, si për shembull në Kroaci, fillon të ketë një nivel më të lartë skepticizmi, prandaj është e nevojshme që shqiptarët të jenë githënjë të informuar rreth çështeve që kaë të bëjnë mebashkimin Evropian”.

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA-s  u shpreh se, “EuroSpeak” është një revistë e përdymuajshme, e pasur me informacion të përditësuar dhe analiza mbi çështje të integrimit europian, me fokus të veçantë mbi zhvillimet e marrëdhënieve të BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit”.

Sipas tij, ajo synon të zvogëlojë hendekun aktual informativ mbi tema të tilla duke aspiruar të propozojë analizë cilësore dhe të pavarur e cila shkon përtej listimit të thatë të fakteve apo deklaratave të politizuara mbi integrimin në BE që ndeshen shpesh në media.

Ai theksoi se, përpos artikujve të shkruar nga stafi i revistës, lexuesi mund të gjejë dhe një përzgjedhje artikujsh të publikuar në mediat më të mira të specializuara në mbulimin e çështjeve të BE-së, duke kursyer kështu kohën për t’i kërkuar ato.

Duke përfshirë një gamë të gjerë çështjesh, EuroSpeak u drejtohet shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare duke synuar kështu përfshirjen graduale të qytetarëve në debatin publik mbi procesin e Integrimit Europian.