New York – Kimberly Kardashian Humphries është ylli i një reality-show të familjes së saj pasanike, “Keeping Up With the Kardashians”.
Ajo është një biznesmene amerikane, modele dhe aktore; është vajza e avokatit Robert Kardashian dhe e njohur për klipet e jetës së saj që i ndan me E!News. Kim është mjaft e përfolur edhe për një video kasetë me ish të dashurin e saj Ray J.
Ajo ka nxjerrë mjaft parfume të linjës së saj si dhe ka konkuruar tek Dancing With the Stars. Gjithashtu ka marrë pjesë edhe si aktore në filmat “Disaster Movie” dhe “Deep In The Valley”.
Në vitin 2010 ajo sëbashku me motrat Kourtney dhe Khloe nxorrën autobiografinë e quajtur “Kardashian Konfidential”. (LajmeShqip.com)














Tuesday, 11 October 2011 14:09