Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 13:01

Tiranë- Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi u shpreh në një prononcim për mediat se do të jetë më mirë të presim ditën e nesërme për të folur rreth përmbajtjes së progres raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2011.


Ai u shpreh se nesër (të mërkurën) do t’ia paraqesë progres-raportin e plotë, krerëve më të lrtë të vendit. “Nesër do të prezantohet progres raporti i KE për Shqipërinë në vitin 2011 dhe tek EU Infocenter rreth orës 14:00 do të mund të ndiqni drejtpërsërdrejti konferencën për shtyp të komisionierit Stefan Fyle në Bruksel”, tha Sequi, i cili shtoi se, “pas konferencës për shtyp të Komisionerit Fyle, do t’ia paraqes raportin Presidentit, Kryrministrit, zv/Kryeministrit dhe kreut të Opozitës dhe do të organizoj një konferencë shtypi.

Ditën tjetë do t’ia paraqes raportin Kryetars së Kuvendit, e cila s’do të jetë në Shqipëri nesër”.

Sipas Sequi-t, progres raporti do t’i paraqitet edhe shoqërisë civile, përfaqësuesve të biznesit, komunitetit akademik. “Do të shkoj në Shkodër dhe Vlorë për të paraqitur raportin në mënyrë që të ketë impaktin e duhur edhe jashtë Tiranës, në mënyrë që të mund të flas me segmente të ndryshëm të shoqërisë shqiptare.

Përsa i përket një mesazhi për politikanët shqiptarë, Sequi u shpreh se nesër do të jenë të mbushur me mesazhe.