Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 10:52

Tiranë– Avioni me të cilin presidenti Topi kishte planifikuar dje të udhëtonte drejt Turqisë ka pësuar një avari pak minuta para nisjes.

Lajmi është bërë publik fillimisht nga mediat turke të cilat referuar burimeve qeveriare raportuan se pas marrjes së këtij informacioni qeveria turke ka dërguar një nga avionet e saj speciale dhe të sigurtë që përdoret për autoritetet e shtetit me qëllim trasportimin e presidentit Topi ne kryeqytetin turk Ankara.

Sipas agjencesi zyrtare të lajmeve Anadolu Ajansi, kreu i shtetit shqiptar ka mbërriut me disa orë vonesë në Ankara, bashkë me delegacionin që e shoqëronte. Drejtori i Drejtorisë së Informacionit në presidencë Edvin Shvarc ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen, ndërsa nuk ka sqaruar llojin e avarisë dhe se kujt kompanie i përkiste avioni me të cilin Topi kishte planifikuar të udhëtonte.