Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 08:37

Në një shkrim të gazetës amerikane San Antonio Express, komentohen disa nga liderët botërorë më të pashëm në botë. Titulli i shkrimit është ’11 liderë botërorë, thuajse aq të bukur sa edhe George Clooney’, transmeton artikullin e përditshmja Tema.

Autorja i referohet një filmi të Clooneyt, ku ai luan rolin e një guvernatori që pretendon të bëhet president i SHBA.

Sipas saj, përgjithësisht mendohet se presidentët kanë pamjen e Jack Nicholson tek Mars Attacks. Por, ka edhe të pashëm. Ajo ka përzgjedhur 11 liderë, që thotë se janë fotozhenikë dhe që mund të luajnë fare mirë rolet e aktorëve të mëdhenj e të pashëm në kinema. Ndonëse autorja thotë se nuk është e sigurt për aftësitë e tyre në politikë e aktrim, shpjegon se kë aktor mund të zëvendësojnë ata.

Kështu, sipas saj, Bamir Topi mund të luajë rolin e Colin Firth në vijimin e filmit Fjalimi i Mbretit. Në 11-she është edhe presidenti serb, Boris Tadiç, që thuhet se mund të luajë shumë mirë rolin e James Bond.