Angli – Dhurata më e çmuar që Zoti i ka falur Adeles, ka pësuar disa dëmtime për shkak se ajo dërdëllis shumë.
Ky ka qënë një konstatim i bërë nga mjekët, të cilët e kanë këshilluar atë të mos flasë aq shumë dhe t’i lërë kordat e saj zanore të pushojnë.
Duke qënë konsumuese e madhe e duhanit, ajo është habitur që një nga faktorët kryesorë për shkaktimin e laringitisit ishte pikërisht ‘dërdëllisja’ e saj dhe jo duhani.
“Nuk është duhani arsyeja e pezmatimit të fytit, por e folura ime! Mbi skenë unë jam mirë, përderisa edhe teknikisht jam shumë mirë, por kur unë flas e dëmtoj atë akoma edhe më shumë.
Tashmë më duhet të heq dorë edhe nga duhani. Në qoftë se nuk do të kisha qënë një këngëtare do ta kisha pirë 25 orë në ditë. Duhani është gjëja ime më e preferuar në botë, dhe unë jam e detyruar të heq dorë prej saj. Dhe po tregohem mjaft e sertë me veten. Do të heq dorë prej saj… pa çamçakëza apo hipnoza.” (LajmeShqip.com)
Monday, 10 October 2011 15:42