Tiranë – Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kërkuar sërish kryeministrit Berisha të shprehet publikisht nëse është i gatshëm të bashkëpunojë për propozimet e paraqitura nga opozita.
“Saliu duhet të shprehet qartë jo duke folur sikur ka arrorë në gojë por duke thënë copë do apo s`do ta përfundojmë reformën zgjedhore në muajin mars. Duhet të thojë a është dakort t`i adresohet ODIHR-it apo Komisionit të Venecias për propozimet e opozitës që nuk i duken të arsyeshme, dhe të angazhohet që reforma zgjedhore të përfundojë” ka deklaruar Rama.
Rama gjithashtu theksoi se opozita nuk është kundër krijimit të Gjykatës Administrative por është kundër formimit të një tjetër gjykate të korruptuar.
“Shumë kanë kërkuar një gjykatë Administrative. Kemi dëgjuar atë që kërkoni ashtu siç kenm dëgjuar edhe spekulim. Ne nuk jemi kundër gjykatës administrative, por jemi kundër një gjykate korruptive”.
Monday, 10 October 2011 12:53