Lajme Shqip Monday, 10 October 2011 11:12

Dhjetëra veta protestuan mbrëmë në Pragë kundër pjesëmarrjes së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në “Forumin 2000″, që u organizua nga ish-presidenti Vaclav Havel.

Protesta u organizua nga deputeti i Partisë Socialiste Demokrate në opozitë, Jaroslav Foldyna, që ka prejardhej serbe.

“Rezolutat ndërkombëtare, të drejtat e njeriut shkelen në Kosovë. Serbët po dëbohen nga atje”, ka thënë Vaclav Dvorak, një pjesëmarrës. Presidenti aktual Vaclav Klaus është një prej mundërshtarëve të fortë të pavarësisë së Kosovës, dhe ka refuzuar të dërgojë një amabasador në Prishtinë, edhe pse Republika Çeke e njeh pavarësinë.

Klaus është parashikuar të takoëjë pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e “Forumit 2000″, por jo edhe Presidenten Jahjaga. Gjithashtu, në shenjë sfidimi ai ka ftuar në ulësen e tij ambasadorin serb duke shprehur përkrahjen e hapur për Serbinë. (INA)