Lajme Shqip Monday, 10 October 2011 10:30

Tiranë – Kanë qënë të ftuar në spektaklin e TV Klan “E Diela Shqiptare” reperi kosovar Mc Kresha dhe këngëtarja nga Shqipëria, Rozana Radi.

Të nxitur nga prezantuesi Ardit Gjebrea, Kresha e ka pranuar lidhjen dhe madje e ka puthur në ballë Radin, duke thënë se me këtë gjest tregon sinqeritetin dhe respektin ndaj femrës përballë.

Mbas kësaj, ai në formë surprize i bën edhe një dhuratë Rozanës, një byzylyk me një derë të varur në të, sëbashku me gërmën K.

Me këtë ai ka shprehur respektin ndaj partneres së tij duke i dhënë mesazhin se e ka derën gjithnjë të hapur për të. (LajmeShqip.com)